SONDAZHI/ A besoni se Basha do ta ndjekë vërtetë penalisht Ramën nëse fiton zgjedhjet? 74% e votuesve: “Jo”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03.10.2020, 00:30

Kriminaliteti në vend vijon të jetë në nivele të larta. Ndër qytetet që është prekur më shumë kohët e fundit nga ky fenomen është Elbasani. Ndërkohë gjatë një inspektimi nga afër të gjendjes së bizneseve, kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se nëse vjen në pushtet, puna e parë që do të bëjë do të jetë shkëputja e lidhjes mes krimit dhe politikës.

Ai tha:

Situata e krimit në Elbasan është rënduar për shkak të bashkëpunimit të krimit me pushtetin. Atë që kemi thënë 7 vite nuk ka njeri në Elbasan që nuk e ka kuptuar se ishte e vërtetë. Zgjidhja është shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin, dhe ky është një nga zotimet e mia të para dhe kjo do të jetë padiskutim një nga arritjet e mia të para për qytetin e Elbasanit dhe për gjithë Shqipërinë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjithashtu e ka ftuar në debat Ramën, porse ky i fundit refuzon prej vitesh të debatojë me të. Lidhur me deklaratën e kryedemokratit ndaj Ramës dhe goditjes së krimit nëse ai merr drejtimin e vendit, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Basha u shpreh se Edi Rama do të ndiqet penalisht. A besoni se Basha do ta ndjekë vërtetë penalisht Ramën nëse fiton zgjedhjet?

Nga votimi rezulton se 74% e qytetarëve mendojnë se ai nuk do ta ndjekë penalisht Ramën, ndërsa vetëm një pjesë prej 26% u shprehën se Basha do ta bëjë një gjë të tillë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit