Sipas përkufizimeve në Ekonomi, taksë quhet çdo pagesë e detyrueshme me ligj, që bëjnë në favor të buxhetit të shtetit, personat fizikë e juridikë të një vendi, në bazë të të ardhurave ose të pasurisë që ata kanë, të konsumit të mallrave e të shërbimeve që përfitojnë. Taksat përbëjnë të ardhurat kryesore të buxhetit të shtetit, që do të thotë se çdo pagesë e qytetarëve përkthehet në shërbim nga shteti dhe e anasjellta. Ndërkohë që Rilindja ka 7 vjet në qeverisje, natyrshëm lind pyetja se çfarë është bërë me fondet shtetërore dhe sa nga premtimet e bëra gjatë fushatave elektorale janë mbajtur. Premtimet pompoze si 300 mijë vende pune, legalizim falas, shëndetësi falas, e dhjetra të tjera, rezultuan thjesht një mashtrim.
Shqiptarët janë lodhur nga zhvatja e mirorganizuar e qeverisë me oligarkët dhe xhepat e tyre janë rënduar së tepërmi. Raste të tilla ku oligarkët në bashkëpunim me Ramën kanë përfituar miliarda nga xhepat e shqiptarëve, janë publikuar dhe denoncuar me fakte të qarta edhe nga JOQ Albania dhe nuk kanë qenë të pakta. Pa përmendur udhëtimet e shumta të ministrave të tij me chartera privatë dhe pushimet në resortet luksoze, apo së fundmi kurimet jashtë shtetit të zyrtarëve. Të gjitha këto shpenzime do duheshin bërë publike dhe transparente. Lidhur me çështjen e fondeve shtetërore dhe mënyrës së menaxhimit të tyre JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja e shtruar ishte:
Nga votimi rezultoi se shumica dërrmuesve prej 90% mendojnë se Rama ka abuzuar me fondet shtetërore, ndërsa një pjesë prej vetëm 10% mendojnë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.