Je kurioz të dish se sa i frikshëm është një film dhe si realisht do të ndikojë tek ty? Disa njerëz janë aq të dashuruar pas filmave horror saqë ndonjëherë e harrojnë frikën dhe errësirën. Por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se cili film horror do ju trembë më shumë dhe do iu mbushë me adrenalinë? Sipas një eksperimenti të sondazhit FilmDistrict “Insidious” është gjykuar të jetë filmi më i frikshëm dhe shumë njerëz pajtohen me këtë.Për ata që nuk e kanë parë, filmi i vitit 2010 bazohet në një çift që zhvendoset në një shtëpi të re, të cilët kur shkojnë aty, djali i tyre në mënyrë misterioze bie në koma. Pasi djali bie në koma, fillojnë aktivitetet paranormale në shtëpinë e re të familjes.
Sidoqoftë, në një eksperiment të kryer nga Buzz Bingo, i cili zbuloi se Insidious ishte filmi më i frikshëm, kompania mati filma të ndryshëm horror duke përdorur tre kategori: tension, më shumë frikë, dhe trembja më e madhe. Ritmet e zemrës së vëzhguesve të filmit u monitoruan, me kategorinë e tensionit që krahasonte rrahjet e zemrës së pushimit të një personi dhe rrahjet mesatare të zemrës përmes filmit, ndërsa kulmet në rrahjet e zemrës së njerëzve tregonin 'frikë'.
Buzz Bingo shpjegoi:
Për të përcaktuar filmat e frikshëm të rangut të lartë, analistët shënuan 10 filma:
1.The Messengers
2.Extraterrestrial
3.Resident Evil: The Final Chapter
4.Banshee Chapter
5.Sinister
6.The Haunting in Connecticut 2
7.Annabelle: Creation
8.The Conjuring 2
9.The Haunting in Connecticut
10.Insidious
Insidious mori kurorën për sa i përket tensionit, Buzz Bingo zbuloi se shikuesit e filmit kishin një rritje mesatare të BMP prej 23.1. Sipas psikoanalistit Steve McKeown nga Klinika McKeown gjithçka ka të bëjë me atë se si tmerri dhe horrori e kthen instinktin tonë për të luftuar ose për të mbijetuar dhe frika na ndihmon ta praktikojmë këtë.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA