Edi Rama ka ndezur motorët e fushatës për të fituar mandatin e tretë. Përsa i përket zgjedhjeve që po afrohen, Rama ka bërë një analizë të vetvetes dhe të Partisë Socialiste. Teksa ka bërë krahasimin me opozitën, ai ka thënë se shqiptarët e dinë shumë mirë se nuk ka asnjë alternativë më të mirë se ai.
Në një mbledhje me grupin parlamentar ai është dëgjuar të thotë:
Kryeministri Rama ka kërkuar edhe një mandat të tretë nga shqiptarët, që sipas tij nuk kanë një alternativë më të mirë se sa ai. Ndërkohë në lidhje me këtë, JOQ Albania krijoi një sondazh me anë të të cilit synohej testimi se çfarë mendojnë shqiptarët.
Pyetja e shtruar ishte:
Siç edhe pritej, përkundër deklaratave optimiste të Ramës, rezultoi se 72% e votuesve u shprehën kundër një mandati të tretë qeverisës për rilindasit, ndërsa vetëm një pjesë prej 28% u shprehën se populli do ta votojë sërish.