SONDAZHI/ Reshje dhe stuhi, a mendoni se do të përmbytemi si çdo herë? 89% e votuesve: “Po”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.09.2020, 00:15

Gjatë dekadave të kaluara, Shqipëria është goditur mesatarisht thuajse nga një fatkeqësi natyrore në vit, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me përmbytjet. Së fundmi vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq dhe me reshje këto ditë. Sipas parashikimeve pritet që ditën e nesërme reshjet të intesifikohen edhe më shumë. Sot u shënua sasia më e madhe e shiut me 40 milimetra në qytetin e Shkodrës. Sipas parashikimeve të bëra nga sinoptikanët, qytetet më të prekura pritet të jenë Shkodra, Tropoja, Lezha, Tirana, Saranda dhe Gjirokastra.

Kjo gjë përveçse një këmbanë alarmi për marrjen e masave në mënyrë urgjente, ka rritur frikën dhe panikun tek qytetarët në lidhje me efektivitetin e qeverisë për të përballuar përmbytjet e mundshme. Zona më e rrezikuar parashikohet të jetë Shkodra ku reshjet mund të shkojnë deri 160 milimetra. Çdo vit gjatë reshjeve përmbyten shumë zona në vend dhe situata ka vazhduar të përsëritet po njëlloj, paçka premtimeve të bëra nga ana e qeverisë për përmirësimin e kanalizimeve dhe infrastrukturës. Lidhur me frikën e zakonshme tashmë nga përmbytjet, JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Këto dy ditë parashikohen stuhi dhe reshje në Shqipëri. A mendoni se do të përmbytemi si çdo herë?

Në rezultatin përfundimtar u pa se 89% e votuesve mendojnë se vendi do të përmbytet njëlloj siç ka ndodhur çdo vit, ndërsa vetëm një pjesë prej 11% mendojnë se Rama ka marrë masa për të përballuar situatën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit