SONDAZHI/ Përmbytjet, 93% e votuesve: Në Shqipëri po abuzohet dhe vidhet me tenderat për ndërtimet e rrugëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.09.2020, 00:15

Teksa vjeshta ka nisur, shirat e parë sollën përmbytje të rrugëve në disa qytete të Shqipërisë. Një breshër i pazakontë ra në Konispol, i cili dëmtoi pemët frutore në këtë zonë. Mandarinat ranë përtokë duke shkaktuar dëme ekonomike për banorët. Ndërkohë disa rrugë në qytetin e Durrësit u përmbytën nga shirat e mëngjesit. Makinat kanë pasur vështirësi në qarkullim, ndërsa bizneset që ndodhen në katin e parë u përballën me ujërat që vinin nga rrugët, duke i depërtuar brenda dhe shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Gjithashtu edhe në Lezhë reshjet e dendura të shiut krijuan probleme në bllokun e banimit nga "11Janari" deri në lagjen "Besëlidhja". Uji vërshoi në mënyrë të menjëhershme duke krijuar vështirësi në lëvizje. Ndërsa në Lushnje reshjet e dendura të shiut zgjatën rreth 10 minuta dhe sollën përmbytjen e rrugëve në këtë qytet. Kjo gjë shkaktoi kaos dhe radhë të gjata në lëvizjen e automjeteve. Duke parë gjithë këto probleme, ku në vetëm pak minuta reshje shiu shumica e qyteteve të Shqipërisë përmbyten, natyrshëm lind pyetja nëse qeveria po bën mjaftueshëm në lidhje me infrastrukturën urbane.

Apo po abuzohet me tenderat për ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve? Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Bazuar në përmbytjet e sotme ( datë 23 shtator)në Shqipëri, a mendoni se abuzohet dhe vidhet me tenderat për ndërtimet e rrugëve?

Nga votimi rezultoi se pjesa dërrmuese prej 93% mendojnë se shteti po vjedh dhe po abuzon me tenderat për infrstrukturën dhe ndërtimin e rrugëve dhe kanalizimeve urbane. Ndërsa vetëm një pjesë prej 7% nuk mendojnë kështu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit