Pak ditë më parë një ngjarje në Sukth të Durrësit shokoi mbarë opinionin publik, ku një 50-vjeçar tërhoqi zvarrë pas makinës qenin e tij. Ndërkohë Faik Përkoxha, pas akuzave dhe komenteve negative i dha fund jetës në Peshkopi, duke mos duruar presionin që rëndoi mbi të. Pas bërjes publike të ngjarjes, ai u procedua penalisht dhe u gjobit nga autoritetet disa ditë më parë. Ai u denoncua përmes imazheve dhe videove, teksa tërhiqte zvarrë qenin me makinën e tij. Faik Përkoxha, 50-vjeç, baba i 5 fëmijëve, jetonte në Sukth.
Ndërkohë komentet ishin nga më të ndryshmet, ku disa u shprehën se ky ishte një krim i madh dhe i pamëshirshëm, ndërsa disa të tjerë mendonin se është një e drejtë e të zotit. Çështje e shumë diskutuar gjithsesi. Por në një vështrim të hollësishëm, ajo çka bie në sy në lidhje me shoqërinë shqiptare është një lloj indinjate e tepruar do thoshim. Dakord, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe jashtë çdo logjike njerëzore dhe në asnjë moment nuk e justifikojmë veprimin ndaj qenit, ama të çudit fakti përse tregohet kaq dashamirësi ndaj kafshëve përpara jetëve të njerëzve.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, një fëmijë humbi jetën, (apo ia mori shteti?!) për shkak se nuk u lejua të transportohej në Itali për kurim. Dhe çfarë ndodhi më pas? Asgjë, çudia më e madhe tre ditë zgjat thotë populli. Shqiptarët treguan një indiferencë të paparë për këtë çështje, e cila normalisht do duhej të kishte marrë të tjera rrjedhime. Gjithsesi, në lidhje me sjelljen e shqiptarëve, JOQ Albania krijoi një sondazh.
Pyetja e shtruar ishte:
Nga votimi rezultoi se 66% prej tyre diçka e tillë iu duket normale, ndërsa 34% votuan për të kundërtën.