Vitet e fundit Shqipëria është përfshirë në zhvillime të vrullshme urbane, gjë që është shoqëruar me një ndikim jo të vogël në mjedis. Sipas një raporti të fundit të Agjencisë së Mjedisit në BE, 1 në 8 vdekje në Europë lidhen me ndotjen. Raporti thekson se faktorë të tillë si ajri i ndotur, cilësia e dobët e ujit dhe ekspozimi i tij ndaj kimikateve, bëhen shkak për 13% të të gjitha humbjeve të jetës. Komunitetet më të varfra dhe njerëzit në nevojë janë më të rrezikuar dhe të prekur nga ndotja.
Në përllogaritjet e raportit, 630 mijë vdekje kanë si shkak ndotjen e mjedisit. Sipas OBSH-së ndotja e ajrit shkakton vdekjen e mijëra njerëzve në botë dhe bëhet shkak për një sërë sëmundjesh si goditja në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e zemrës. Në raport u vunë re ndryshimnet mes Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, ku shkalla e përhapjeve të sëmundjeve varion në nivele të ndryshme në të gjithë Europën. Gjithnjë duke iu referuar konkluzioneve të raportit, në Shqipëri 23% e vdekjeve vjen pikërisht nga ndotja.
Ndërkohë Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe për shkak të betonizimit dhe propagandës boshe të Lali Zdromsit me pemë e biçikleta. Përgjegjës kryesor për këtë gjendje të situatës së shkaktuar nga ndotja është gjithashtu edhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi, i cili nuk po bën siç duhet punën.
Lidhur me këtë JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:
Nga sondazhi rezultoi se 90% e votuesve u shprehën se Blendi Klosi duhet të japë dorëheqjen, ndërsa vetëm 10% e tyre u shprehën se ai duhet të vazhdojë të rrijë në detyrë.