SONDAZHI/ Krimi dhe mentaliteti shqiptar, 91% e votuesve: Duhet ndryshim rrënjësor

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.09.2020, 23:50

Tashmë prej kohësh vazhdojmë të vuajmë pasojat e mentalitetit tipik shqiptar, përfaqësuar nga gjaknxehtësia. Se çka një gjë të mbrapshtë, që endet në shoqërinë shqiptare, të cilën e vë re që nga veprimet e jetës së përditshme, të tilla si: padurimi për të kaluar matanë rrugës dhe në vijat e bardha; sherre të tipit "pse më sheh"; mosrespektim i tjetrit, dashakeqësi për arritjet e të tjerëve etje. Mbrëmë psh publikuam një sherr në Tiranë mes disa të rinjsh, ku shkak ishte bërë shoferi i një automjeti i cili i kishte zënë rrugën disa personave me biçikletë. Aq duhej dhe direkt plasi grushti.

Një 33-vjeçar nga Durrësi humbi jetën për shkak të një zënke për një parkim të gabuar. E tmerrshme në çfarë pike jemi katandisur! Megjithatë, për të mos parë vetëm anën e errët, mentaliteti shqiptar ka filluar të ndryshojë edhe pse ka akoma rrugë për të bërë. Faktorë ndikues për këtë gjë mund të përmendim masivizimin e arsimit, kontaktin me zonat urbane, përvojat jashtë shtetit etje. Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

Bazuar në krimet ordinere të tipit "pse më sheh" a mendoni se mentaliteti shqiptar duhet të ndryshojë rrënjësisht?

Nga rezultati i votimit u pa se 91% janë pro një ndryshimi të tillë, ndërsa vetëm një pakicë prej 9% u shprehën kundër. Të paktën shifrat flasin për një rreze drite dhe shprese për ndryshim, pastaj ngelet për t'u parë konkretisht progresi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit