SONDAZHI/ Cili prej tyre mendoni se do ta bënte më mirë detyrën e ministrit të Brendshëm? 93% e votuesve: Ariu i Librazhdit

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20.09.2020, 00:53

Pak ditë më parë publikuam një lajm ku Taulant Balla u pa të festonte postin e ministrit të Brendshëm duke thyer 30 shishe shampanjë në një nga klubet e oligarkëve. Mesa duket ai mezi po pret që të marrë postin. Ministri Sandër Lleshi ka dhënë deklarata konfuze, fillimisht ai u shpreh se do të largohej, më pas tha se do të mbajë të njëjtin post në qeveria fiton zgjedhjet e ardhshme. Gjithsesi, fjalët që nuk është i përjetshëm, Lleshi i ka përmendur shumë herë. Pra Tao ka arsye për të pritur. Por natyrshëm mund të pyesim se çfarë do të jetë në gjendje të bëjë ai si ministër?

Do kemi një shtim të gafave gjatë fjalimeve të tij karakteristike, apo dëshira për para dhe luks do ia errësojë sytë edhe më tepër? Çfarë do të bëjë ai kundër krimit në vend? Masakra që ai i ka shkaktuar pyjeve të Librazhdit është shumë e rëndë, pasojat e së cilës do të vuhen nga brezat pasardhës, por edhe nga bota e egër. Në lidhje me postin e tij si ministër i Brendshëm JOQ Albania krijoi një sondazh, me përmbajtje ironie dhe alegorie, pasi pyetja konsistonte në atë se kush do të ishtë në gjendje ta bënte më mirë detyrën si ministër i Brendshëm, Ariu i Librazhdit apo Taulant Balla?

Duke aluduar kështu në faktin e krimeve mjedisore që ka shkaktuar Balla në pyjet e Librazhdit.

Pyetja e shtruar ishte:

Cili prej tyre mendoni se do ta bënte më mirë detyrën e ministrit të Brendshëm?

Ajo çka u vu re, ishte përqindja e madhe prej 93% e votuesve të cilët u shprehën se Ariu do ta kryente më mirë detyrën; ndërsa 7 % u shprehën pro Ballës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit