Në kulmin e pandemisë ju situata ekonomike është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa një pjesë e shqiptarëve nuk kanë ende një strehë mbi kokë për shkak të pasojave që la pas tërmeti i nëntorit, politikanët as që e vraásin mendjen dhe i lejojnë vetes të shpenzojnë për gjëra luksi. A keni ëndërruar ndonjëherë të shkoni në punë me BMW seria 7 me çmimin marramendës prej 150 mijë euro?! Epo ky mesa duket ka qenë fati i Sandër Lleshit. Ditët e fundit blerja e BMW-së superluksoze shkaktoi reagime të shumta në mediat televizive dhe online, ndërsa shumë qytetarë u shprehën skeptikë në lidhje me çmimin që pretendon Lleshi se e ka blerë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai deklaroi, madje i sfidoi të gjithë ata që thonin se BMW-ja kushton 100 mijë euro, ku u shpreh se nëse ajo kushton më shumë se 49 mijë euro do jepte dorëheqjen. Ai ka deklaruar se e ka blerë për një çmim prej 49 mijë euro dhe se makina është në pronësi të shtetit, ndërsa ai lëviz me një mjet të zakonshëm. Lleshi u shpreh i indinjuar me faktin se kjo gjë u bë e madhe në mediat dhe në rrjetet sociale duke aluduar se gjithçka është mashtrim.Mirëpo lajmi ka mbërritur tek të gjithë qytetarët e thjeshtë, të cilët duket se nuk bien pre e mashtrimit dhe lojës kamufluese që po përpiqet të bëjë ministri tashmë i shkarkuar.
Lidhur me këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh me pyetjen:
Nga votimi rezultoi se vetëm një përqindje e pakët prej 13% u shprehën se i besonin Lleshit, ndërsa 87% prej tyre nuk i besonin. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në fakt, pasi populli nuk është naiv, pasi iu ka regjur lëkura me këtë klasë politike gjatë 30 viteve tranzicion, ku si qëllim primar ka pasur mjerimi dhe varfërimin e tij.