Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2020, 01:39
Arrestimi i Eldi Dizdarit në Dubai bëri bujë të madhe në media. Ai konsiderohej si 'koka' e kartelit të drógës, ndërsa sipas gazetarit Elton Qyno ai kishte shkuar në Dubai me qëllim shmangien e konflikteve në Shqipëri. Tirana është shumë e vogël për të përballuar luksin e Dizdarit dhe shfaqjet e tij në kryeqytet, pasi kjo mund të çonte në përplasje me të tjerë të fortë në vend, ndaj ai zgjodhi të largohej tha Qyno. Në emisionin "Repolitix", gazetari shtoi se ata që kanë luksin, ikin jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa gjithçka e drejtojnë nga atje.

Qyno tha:
Ata luksin e kanë. Në Tiranë vetëm dy bulevarde ka për të kaluar dhe për një fërkim pasqyrash të makinave do kërciste përplasja me amrë zjarri. Imagjinoje pak në vendet e tjera, në Vlorë, përshembull, që ka vetëm një bulevard, do vriteshin. Kështu, këta luksin e kanë dhe ikin në Dubai, nga ku komandojnë gjithçka.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR