Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli ditën e djeshme kompaninë fituese për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Kompania fituese është bashkimi i tre operatorëve ekonomikë midis një kompanie nga Austria, nga Sllovenia dhe një kompanie lokale. E teksa kjo gjë bëhet e ditur, çdo shqiptar është duke menduar se çfarë dhurate ka marrë nga këto kompani ministrja e cila ka firmosur kontratën, Belinda Balluku, pasi grekët u treguan shumë “zemërgjerë” me të duke i dhuruar një varëse prej 10 mijë eurosh.
Rruga, e cila vërtet i nevojitet shqiptarëve, duket se nuk do jetë edhe aq e përdorur nga ata, pasi për të kaluar në tunel do të vilet një taksë prej maksimumi 7-10 euro. Kjo taksë, e cila përkthehet sa një ditë pune në Shqipëri, do jetë e papërballueshmë nga shtresa e ulët dhe e mesme e shoqërisë, mirëpo do jetë shumë fitimprurëse për Ballukun. Lidhur me këtë, JOQ ALBANIA, organizoi mbrëmjen e djeshme një sondazh me pyetjen:
Ashtu siç edhe pritej, 89% e votuesve mendojnë se Balluku do të mbushë xhepat nga koncesioni, i cili sapo është firmosur. Me bindje të plotë votuesit e dinë këtë, pasi gjerdani në gushën e Ballukut i ka vrarë sytë shumë qytetarëve, të cilët shohin atje paratë e tyre.