Pjesa III |EMRAT| Kush janë oligarkët që kanë përfituar MILIARDA nga taksat e shqiptarëve?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.09.2020, 21:07

3-Kontraktues që kanë fituar mbi 30% të vlerës të tenderave në total të dhënë nga një bashki

"I forti i zonës"/ Kontraktues që fiton një limit maksimal të vlerës të tenderave në total, të dhënë nga një institucion vendor. Çdo institucion vendor ka një kompani të preferuar që e dend në tendera dhe ka tendencën ta shpallë fituese duke skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera në garë. Kjo procedurë zakonisht shpall fitues, oligarkun më të fuqishëm të zonës në Bashkinë të cilën ka hapur procedurën e tenderimit.

(Kliko këtu për të monitoruar kontrata për secilën kompani)

  • E frikshme! REJ 3 e Luan Kaprit është kompania që ka fituar 16 tendera nga Bashkia Pogradec me vlerë 6.5 MILIARD Lekë pa TVSH. Bashkia socialiste e drejtuar nga Ilir Xhakolli i ka dhënë tendera pafund kushëririt të parë të ish-drejtuesit të kësaj bashkie, Eduard Kaprit.

ILIR XHAKOLLI | EDUART KAPRI

****

  • Shpëtim Cinga (dikur kandidat për kryetar komune të Farkës me logon PBDNJ-MEGA), por që këtu nuk i eci shansi, vendosi ta provojë në kompaninë e tij SHANSI Invest ku shansi jo i eci, por bëri kërdinë me tendera nga bashkia Tiranë dhe OST, përmendim këtu atë të mirëmbajtjes së lulishteve dhe shatërvanëve inekzistente të Tiranës, me vlerë 470 Milionë Lekë. Shansi i eci aq shumë Cingas sa ka marrë edhe rreth gjysmë Milioni Lekë pa TVSH tender nga Bashkia e Finiqit për ujësjellësin Rajonal dhe gjysmë Milioni tjetër për atë të fshatrave të Skraparit.

****

RROK GJOKA

  • Në vend të dytë renditet Gjoka Konstruksion e oligarkut Rrok Gjoka, që ka marrë 34% të vlerës së tenderave të Bashkisë Dibër, kontraktori i Rrugës së Arbrit për 225 Milionë Euro. Por le të ndalemi pak tek kjo çështje pasi të vazhdojmë më tej... të qenit të drejtë, për Gjokën ka shumë për të folur, mund të shkruash artikuj pafund e jo të ndalesh në cikërrima, pasi realisht mund ta kapësh në çdo anë. Për punimet e marra përsipër për Rrugën e Arbrit, kjo kompani ka marrë gati 70 MILIARD Lekë nga thesari i shtetit për punë të papërfunduara. Grupi i punës i ngritur nga ARRSH doli në përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka përfunduar dhe nuk plotëson parametrat dhe standardet e kërkuara. Sipas ligjit, në çdo rast kur vërehen paraqitje të të dhënave të rreme është detyrim taksativ i autoritetit kontraktor të shkualifikojë operatorin që i ka paraqitur ato të dhëna dhe të nisë procedurën e përjashtimit nga pjesëmarrja në prokurimet publike, por kompania e oligarkut vazhdon të dendet në tendera.

Tenderi më i lartë me flamur të kuq i dhënë kësaj kompanie, në rang lokal, kap mbi 6 MILIARD Lekë pa TVSH dhënë nga Bashkia e Dibrës. Të gjithë operatorët konkurrues në këtë tender janë skualifikuar dhe fitues është shpallur kompania e Gjokës dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ky tender me vlerë marramendëse është shënuar si REFLAG.

Jo më kot GJOKA renditet në vend të dytë, pasi shifra e transaksioneve nga hyrja e vitit 2019 e deri më tani nga Institucionet Buxhetore për këtë kompani, kap vlerën e frikshme prej 3.3 MILIARD Lekësh pa TVSH.

Gjatë viteve 2015-2018, GJOKA ka përfituar mbi 10 MILIARD Lekë pa TVSH nga institucionet buxhetore, që furnizohen nga taksat e shqiptarëve, ndërsa vetëm në rang vendor nga viti 2016 ka përfituar mbi 9 MILIARD Lekë pa TVSH për 5 tendera, kryesisht me shtim kontrate.

Shembulli i mëposhtëm tregon haptazi se oligarkët bëhen bashkë kur bie fjala për punë publike me vlera marramendëse e nuk pyesin a ua fut në xhep paratë e shqiptarëve, PD-ja apo PS-ja. Fakti interesant në këtë tender është se kontrata për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare në ish-Kombinatin Tekstil është lidhur me GJOKA Konstruksion e Rrok Gjokës dhe FUSHA SHPK të Shkëlqim Fushës në vitin 2012 kur PD ka qenë në pushtet me një vlerë përfundimtare të kontratës fillestare rreth 230 MILIONË Lekë pa TVSH, ndërsa tenderi është kualifikuar si REDFLAG pasi kur PS ka ardhur në pushtet është bërë shtesë kontrate në 2017-ën duke i shtuar mbi 150 MILION Lekë pa TVSH tenderit për oligarkët duke e çuar në mbi 380 MILION Lekë pa TVSH.

****

ARTAN SAKO | GRAMOS SAKO

“2 T SHPK” është një prej kompanive që hyn në grupin e atyre që kanë mbajtur “low profile” që nga momenti i krijimit, por ana tjetër e medaljes tregon se është një ndër kompanive që ka marrë një thes të mbushur me para publike nëpërmjet tenderave, thjesht për faktin sepse ka lidhje të afërta me familjen kryeministrore. Kështu kompania e Artan Sakos, vëllai i Komandantit të Gardës së Republikës, Gramos Sako ka fituar 33% të vlerës të të gjithë tenderave të dhëna nga Bashkia Patos. Me vlerë me mbi 4.5 MILIARD Lekë pa TVSH, 2T ka marrë vetëm për një tender të cilësuar si flamur i kuq, pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit.

Në total ka përfituar 6 tendera në rang vendor, me vlerë me mbi 9.3 MILIARD pa TVSH.

Gjatë viteve 2015-2018, kjo kompani ka përfituar mbi 4.8 MILIARD Lekë pa TVSH nga institucionet buxhetore të vendit, ndërsa vetëm në një vit, 2019-2020, ka futur në xhep 3-fishin e 3 viteve, mbi 11 MILIARD Lekë pa TVSH me 53 transaksione nga Thesari i Shtetit.

Por cila është kompani favorite, me emër të mbajtur në background, që përfiton nga paratë publike?

Artan Sako, është vëllai Gramos Sakos, i emëruar në postin e Komandantit të Gardës së RSH nga vetë lideri suprem kur mori pushtetin në duar në vitin 2013. Përflitet se Sako i bëri një “nxitje” për post familjar për të vëllain, pasi me kompaninë e tij i bëri “një dhuratë” Linda Ramës, në kohën kur ajo ishte mikeshë e Ramës dhe ky i fundit kryetar bashkie i Tiranës. PD në atë kohë deklaronte se zona e destinuar për lulishte, një zonë pranë Institutit të Higjienës në Tiranë, u “përkthye” në një pallat 5-katësh në pronësi të vëllait dhe xhaxhait të Linda Basha (Rama), me ndërtues kompaninë 2T të Sakos.

PALLATI I NDËRTUAR NGA 2T

****

Ka vetëm një kompani që duhet kurorëzuar si "muza" e Hasit dhe kjo është LALA SHPK, e cila ka fituar 42% të vlerës së tenderave të dhëna nga Bashkia HAS, përkatësisht 9 tendera vetëm nga kjo bashki në rang vendor me vlerë mbi 4 MILIARD pa TVSH, 2 prej tyre me REDFLAGS, një për “mungesë konkurrence” me vlerë mbi 160 MILION Lekë pa TVSH dhe tjetri për “skualifikim të operatorëve konkurrues përveç fituesit”, me vlerë mbi 60 MILION Lekë pa TVSH.

Për 3 vite 2015-2018, kjo kompani ka përfituar nga Institucionet Buxhetore shqiptare mbi 3.8 MILIARD Lekë pa TVSH për 60 transaksione thesari, ndërsa për vitin 2019-2020, mbi 820 MILION Lekë pa TVSH.

Mund të mos keni dëgjuar shumë për këtë kompani që ka qëndruar prej kohësh në “low profile”, por në të vërtetë ka në duar një llokmë të madhe në fushën e Energjitikës. Me pronar Skënder Lalën, LALA shpk është një prej kompanive që zotëron 2% të THAÇI ENERGJI, shoqërisë koncesionare që ka fituar koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit Domaj, Has. 98% e THAÇI ENERGJI, zotërohet nga THAÇI shpk me pronar Shkëlqim Thaçin dhe dikur administrator Jonuz Lalën, të afërmin e Skëndër Lalës.

****

Ëmbëlsira për në fund... Paqsor Buzi paska qenë me të vërtetë një “peshkaqen gllabërues”, por nga këta që hanë peshq të mëdhenj e jo “cironka” në tufa. I arrestuar për mashtrim me TVSH dhe fshehjes së të ardhurave që s’ka si i justifikon, ai vazhdon të jetë një prej kontraktorëve më të mëdhenj të Rilindjes me kompaninë e tij GPG Company. Bashkë me 14 biznesmenë të tjerë shqiptarë, ai u arrestua me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Avokati i tij ofroi 60 MIJË Euro garanci pasurore për lirimin e klientit të tij, se ç’a e ka Paqsori aq? Çerek tenderi...

Por kjo ishte vetëm hyrja, sepse GPG Company cilësohet si një prej kompanive me shkeljet më të mëdha në prokurimet publike. Në artikullin tonë të mëparshëm kompania e atij që i përfiton paratë publike qetë-qetë, zinte vendin e parë në listën e kompanive “të problematikëve”, një ndër ato që ka përfituar 50% të vlerës së tenderave të fituar në rang vendor, si operator i vetëm në garë.

41% të vlerës që kapin tenderat e Bashkisë Tepelenë i ka fituar Paqsori, ose e përkthyer ndryshe në 2.4 MILIARD Lekë pa TVSH, po ashtu edhe 42% të vlerës së tenderave të Bashkisë Delvinë, përkthyer në vlerë monetare mbi 1 MILIARD Lekë pa TVSH.

Për 1 vit 2019-2020, Buzi ka përfituar nga Arka e Shtetit shifrën e FRIKSHME prej 26 MILIARD Lekësh pa TVSH për 106 transaksione nga Institucionet Buxhetore.

Listën do e lëmë me kaq për sot, për të vazhduar sërish nesër me bërjen transparente në detaje se si dhe kujt oligarku e miku të Rilindjes i hyjnë në xhep paratë publike.

****

PJESA I |Emrat| Kush janë oligarkët që kanë përfituar MILIARDA nga taksat e shqiptarëve?

PJESA II |Emrat| Kush janë oligarkët që kanë përfituar MILIARDA nga taksat e shqiptarëve?

*Shënim I: Tenderat e llogaritur në këtë artikull janë vetëm në rang lokal*

*Shënim II: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit