Paralajmërimi i ekspertëve: Vendosni krem kur përdorni telefonin, ju dëmton më shumë se dielli!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.09.2020, 10:31

Të rrish gjithë kohën para kompjuterit apo në celular është kthyer në rutinë të ditës. Nëpërmjet celularit dhe kompjuterit ne mësojmë shumë gjëra, marrim dije, luajmë lojra, dëgjojmë muzikë, kalojmë kohën nëpër rrjete sociale, etj. Mirëpo, një dermatolog ka zbuluar se drita blu e ekranit të kompjuterit laptop dhe celularit është shumë herë më e dëmshmë për lëkurën sesa dielli.

Dr Shyamalar Gunatheesan paralajmëroi se drita blu nga pajisjet elektronike celular dhe laptop, depërton thellë në lëkurë. Kjo dritë mund të shkaktojë plakje të lëkurës, hiperpigmentim dhe dehidrim. Gjithashtu mjeku tha se përdorimi i kremrave kundër diellit dhe përdorimi i ndriçimit më të ulët mund të zvogëlojë ndikimin e dritës blu.

Burimi:DailyMail| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit