Edi Reja shpall listën e kombëtares për dy ndeshjet e radhës, fton për herë të parë sulmuesin e Çelsit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.08.2020, 10:38

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja shpall sot listën me futbollistët e ftuar për 2 sfidat e radhës, të vlefshme vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Bjellorusisë në (4 shtator) në Minsk dhe ndaj Lituanisë në (7 shtator) në Tiranë.

Surpriza e madhe në listën e e teknikut italian është Armando Broja.

Ky pritet të jetë grumbullimi i parë me Kombëtaren A, për sulmuesi 19-vjeçar, në pronësi të Çelsit, por i huazuar së fundmi te skuadra e Viteses, në kampionatin holandez.

Kujtojmë që më herët Broja ka qenë pjesë e Kombëtareve të moshave, teksa do të kërkojë debutimin e ëndrrave me fanellën kuqezi.

Bëhet fjalë për një futbollist shumë të talentuar. Sezonin që shkoi Broja debutoi në Premier Ligë më fanellën e Çelsit. Një arritje mjaft e madhe kjo për futbollistin 19-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit