JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas skandalit të Unazës së Re, Bashkim Ulaj “gllabëron” 5,1 milion euro nga Afrim Qëndro i Bashkisë Vlorë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28/08/2020 22:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me sa duket dyshja Bashkim Ulaj dhe Afrim Qëndro i janë futur përsëri pazarit të tenderave super të majmë. Nëse ju kujtohet, vetëm pak kohë më parë, Bashkim Ulaj dhe Agim Qëndro u përfshinë në super skandalin e falsifikimit të dokumentave në tenderin e Unazës së Re, nga kompania DH Albania me administrator Avdjol Dobi. Ky i fundit rezulton se ka lidhje të afërta familjare me Bashkim Ulaj-n.

Tenderi kapte një vlerë rreth 18 milionë euro, dhe u fitua gjatë kohës kur ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ishte Damian Gjiknuri. Afrim Qëndro në atë kohë mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Për shkak të skandalit me tenderin e Unazës së Re, ai u shkarkua nga kjo detyrë. Por vetëm pak javë më parë në media u publikua se Edi Rama e kishte vendosur Afrim Qëndron si nënkryetar të Bashkisë Vlorë, madje “de facto” kryetar të saj.

Kjo me sa duket pasi Dritan Leli nuk qe aq i zoti sa për të vjedhur sa duhet sipas kërkesave të Rilindjes. Siç duket Afrim Qëndro këtë detyrë e bënte shumë më mirë dhe për këtë u shpërblye nga Rama duke u vendosur në postin e nënkryetarit të Bashkisë Vlorë, siç raportuan mediat vetëm pak javë më parë. Dhe menjëherë bashkëpunimi mes këtyre dy personazheve duket se nuk ka vonuar aspak.

Kështu rezulton se kompania “GENER 2” SHPK në pronësi të Bashkim Ulaj-t është shpallur fituese nga Bashkia Vlorë e një tenderi me objekt “Ujësjellësi -Zona e Ujit të Ftohtë dhe Lungomares Rrapi Uji i Ftohtë – Shkolla e Marinës”. Tenderi i majmë ka një vlerë prej rreth 5,1 milion euro me TVSH dhe mban numrin e referencës REF-58605-05-20-2020. Rezulton nga ana tjetër se vlera e ofruar nga kompania “GENER 2” është sa 98,78% e fondit limit. Nga ana tjetër bashkë me kompaninë e Bashkim Ulajt, fitues është shpallur edhe kompania “4 – AM” SHPK e Ardit Metalisë, një tjetër super përfitues i tenderave të Rilindjes. Ka dyshime të forta se në fakt pas kompanisë “4-AM” fshihet përsëri Bashkim Ulaj.

Me sa duket bashkëpunimi mes Bashkim Ulaj-t dhe Afrim Qëndros vazhdon i qetë në gllabërimin e fondeve publike. E ç’të thuash më tepër? Hajde gëzuar miq!