Shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka sulmuar ashpër para disa ditësh, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Mehmeti shkruan se ka lexuar porositë kanosëse të Veliajt drejtuar RTV Orës dhe e ka cilësuar atë një politikan të rrezikshëm për Shqipërinë.
Së fundmi Veliaj ka qënë në qendër të vëmendjes lidhur me kanosjen që u ka bërë presidentit të RTV Orës, Ylli Ndroqit dhe gazetares, Beti Njuma, e cila atëhere ishte drejtore e informacionit.
Shkrimtari i njohur tregon se ka lexuar edhe ofendimet prej rrugaçi që ai i drejton gazetares së njohur Beti Njuma e cila e kishte kritikuar dhe normalisht kjo është sjellja e tij ndaj mediave dhe gazetarëve që i hidhen kundër.
Madje Mehmeti ka thënë se sipas tij “t’u japësh pushtet njerëzve si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, është njësoj e rrezikshme sa edhe pedofilin ta shpallësh drejtues të ndonjë shkolle fillore!”
Lidhur me këtë deklaratë të tij JOQ Albania ka zhvilluar një sondazh në të cilin pyet votuesit nëse janë dakord me shkrimtarin e njohur.
Pyetja e shtruar ishte:
Sipas sondazhit të publikuar në Instagram rezulton se 86% e shqiptarëve mendojnë se Kim Mehmeti ka të drejtë kur shprehet se Veliaj me pushtet është si një pedofil që drejton një shkollë fillore.