Mirlinda Karçanaj është titullarja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, shkurt AKSHI. Ajo është bërë e famshme për shkak të tenderave të shumtë që ka dhënë në emër të institucionit që drejton, për të realizuar programe apo aplikacione të ndryshme për Ministritë apo institucionet në varësi të shtetit.
Në fakt është e paqartë se përse duhet të egzistojë një institucion i tillë kur të gjitha programet apo shërbimet informatike që shteti ka nevojë, i përmbushkan kompanitë private nëpërmjet tenderave. Pra pyetja logjike është se përse ekziston AKSHI kur fare mirë çdo institucion mund t’i organizonte vetë tenderat të cilat mund të ketë nevojë në fushën e shërbimeve dhe produkteve të informatikës.
Pra i bie që Mirlinda paguhet kot me taksat tona. Dhe për më tepër nuk bën asnjë punë. Në rastin konkret ka organizuar një tender për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve me objekt “Blerje shërbim automatizimi dhe monitorimi aktiviteti për inspektorët” për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Me pak fjalë shërbimi në fjalë do të shërbejë për spiunim. Po, po. Dhe kësaj rradhe të spiunuarit do të jenë inspektorët tatimorë.
Sipas tenderit, do të shpenzohen plot 1,2 miliardë lekë të vjetra me TVSH që Drejtoria e Tatimeve të dijë se ku i ndodhen inspektorët e saj në çdo moment. Dhe sigurisht këtë punë nuk mund ta bëjë vetë Mirlinda me stafin e saj, por disa kompani private. Kështu nga dokumentat shikohet se kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, njëra prej të cilave nuk ka ofruar fare ofertë ekonomike.
Qartësisht kuptohet se fituesi është i paracaktuar, së pari se kanë marrë pjesë vetëm 2 kompani dhe së dyti sepse njëra prej tyre nuk ka paraqitur ofertë. Rrjedhimisht kanë fituar ata që kanë paraqitur ofertë, dhe kjo ofertë që rezulton në 1.2 miliardë lekë të vjetra, është sa 94.06% e fondit limit, një tjetër e dhënë kjo që tregon se kompania fituese është paracaktuar dhe se një pjesë e mirë e parave do të përfundojnë në xhepat e Mirlindës me shokë.
Por kush janë fituesit? Çuditërisht ka fituar përsëri “Image & Communications Development” shpk, një kompani tepër e preferuar e Mirlindës e cila ka fituar thuajse pjesën më të madhe të tenderave të mëdhenj të organizuar nga AKSHI. Rezulton se administrator dhe pronar i vetëm i kësaj kompanie është Igli Gjelishti. Kjo kompani ka fituar bashkë me kompaninë e kasave fiskale “IVA ELEKTRONIK” me administrator Ilir Kumbaro dhe pronarë Ilir Kumbaro, Artan Leka, dhe Vladimir Pashaj. Epo, i gëzofshi çuna!