“O pis, o lango, ore qen”/ Mihal Kokëdhima terrorizon sërish pushuesit: Ik nga prona imee!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.08.2020, 23:20

Video ku Mihal Kokëdhima, pronar i restorantit ‘Panorama’ në Porto Palermo, kur hipën sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunon, tronditi opinionin publik. Madje pamjet u publikuan edhe në mediat e huaja.

Ndonëse pamjet duken gati të pabesueshme, kjo sjellje e Kokëdhimës nuk është e re, të paktën kjo konfirmohet nga përshtypjet që turistët kanë lënë për biznesin e tij.

2.7 është vlerësimi për ‘Panormën’ në Google nga 6 që është maksimali. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet negative tregojnë sjelljen e pronarit me turistët.

Dhe Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh dhe ndodheshin në pronën e tij.

Mënyra si ai iu flet këtyre personave është skandaloze me fyerje dhe sharje nga më të ndryshmet.

Ik nga prona ime gjej rrugen nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipesh mbi gardh une e kam rrethuar ti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit