Shefat e SPAK, po relaksohen tek resortet “Lura” të Dod Doçit në Lalz/ Në 15 ambulancat ku “Farma Net Albania” nuk çon ilaçe, letrat plotësohen sikur janë çuar, ndërsa ilaçet merren nga depot e spitaleve, ose blihen nga pushuesit; ndaj dhe këtë tender, qysh prej vitit 2015 e ka monopol Sokol Toçiu me të njëjtin vlerë, duke përdorur të njëjtat firma si garuese kukulla në tender, mbasi 70% pronar real i kësaj komponie nuk është Sokoli i Anilës, por oligarkja që ka ikur me “Çarter” në Turqi, për kurim nga “Covid”.
Kompania “Farma Net Albania” me administrator, Sokol Topçiun, paralelisht me 11 milionë Euro të emergjencës “COVID” për muajt mars-shtator 2020; ka marrë dhe 1.6 milionë Euro, për furnizimin 2 muaj e gjysëm me materiale mjekësore, të 28 ambulancave provizore të plazheve e pikave turistike verore malore.
Sipas tenderit që i ka dhënë ministrja Ogerta Manastirliu, administratori Sokol Topçiu, duhet t’i furnizojë këto ambulanca, me 100% medikamente, materiale mjekësore e “Sete pajisje” për peridhën 15 qershor-31 gusht, për shërbim mjekësor emergjence.
Sipas raportimeve që kanë bërë tek ministrja Manastirliu, 9 drejtorët e Shërbimit Parësor të zonave bregdetare e malore Shkodër-Sarandë; rezulton se firma “Farma Net Albania”, për periudhën 15 qershor-10 korrik, ka furnizuar vetëm 13 ambulanca, nga 28 që ka detyrim kontrate.
Drejtuesit shëndetësor zonal, i kanë bërë të ditur ministres Manastirliu, se në pikat turistike Razëm, Valbonë, Ksamil, Tamarë, Theth, Darëzezë (Fier), Rrjoll, Tale, Radhimë, Borsh, Currila, Lukovë, Zvërnec, Qeparo, Patok, Tushemisht, Ksamil 1 e 2, Seman, Mali i Robit etj; firma “Farma Net Albania” nuk çon fare furnizime mjekësore.
Për të krijuar përshtypjen, sikur po e zbaton kontratën 1.6 milionë Euro; pazarxhiu Sokol Topçiu, pa dyshim në akord me ministren Manastirliu, furnizon në masën 50-60% ambulancat e plazheve në rersorte, qendra të prefekturave, qyteteve e rretheve; si Velipojë, Gjiri i Lalzit, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Vlorë, Dhërmi, Himarë, Orikum e Sarandë.
Ministrja Manastirliu, ia ka bërë pagesën 3 ditë para se të fillonte zbatimi kontratës, kurse sipas pikës 11 të saj, përcaktohet se pagesa do bëhet çdo 15 ditë furnizim (75 ditë të planifikuara 15 qershor-31 gusht).
Sasia e medikamenteve mangët dhe sasia “zero”, që firma “Farma Net Albania” nuk çon në ambulancat verore, plotësohet me furnizim nga depot e spitaleve publike, ose blihen nga vetë pushuesit.
Ndërsa drejtuesit e ambulancave verore në plazhe e pikat turistike malore; janë “udhëzuar” me paralajmërim “nga lartë”; të firmosin letrat sikur firma “Farma Net Albania” ka bërë furnizim të plotë e me medikamente cilësore.
Për të përputhur 100% furnizimin me konsumin; regjistrat plotësohen me numra, emra pacientësh e sasi medikamentesh fiktive; sipas vlerës që i është dhënë Sokol Topçiut për çdo ambulancë./ Marrë nga Pamfleti.
