SONDAZHI/ 79% e votuesve: Shteti ka faj për vdekjen e 10-vjeçarit në Kakavijë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.08.2020, 21:16

Samuel Ndoji është vogëlushi 10-vjeçar nga Kallmeti i Lezhës i cili ndërroi jetë nga përplasja fatale prej ambulancës në Kakavijë. Përplasja ishte aq e fortë sa fëmija nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ngjalli zemëratën e shqiptarëve pasi thuajse nuk pati asnjë reagim nga Kryeministri Rama ndërsa sot Blendi Gonxhe deklaroi se shkak për aksidentin u bë vetë fëmija që i preu rrugën ambulancës.

Dekarata e tij në Facebook u pasua me reagimin e Edi Ramës që përsëriti të njëjtën fjali: Fëmija i preu rrugën autoambulancës!

Shteti dhe kryeministri ka vendosur që të heqë dorë nga përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në pikën kufitare të Kakavijës.

Lidhur me këtë ngjarje JOQ Albania krijoi një sondazh në të cilin pyet qytetarët nëse mendojnë se shteti ka faj për vdekjen e këtij fëmije vetëm 10-vjeç.

Pyetja e shtruar ishte:

A është fajtor shteti (qoftë edhe tërthorazi) për vdekjen e 10-vjeçarit sot në Kakavijë?

Duke u referuar në votimin e kryer në Instagram dhe Facebook, rezulton se 79% e shqiptarëve mendojnë se shteti është fajtor për vdekjen e fëmijës.

Kjo nënkupton që nëse situata e rëndë në Kakavijë nuk do të ishte krijuar, nëse njerëzve do u siguroheshin çadra për të kaluar ditët dhe netët, ngjarja do ishte shmangur pasi Samueli i vogël ishte zhvendosur me prindërit për të gjetur pak hije në këto ditë të nxehta gushti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit