SONDAZHI/ 93% e votuesve: Nuk jemi dakord që pacientëve të shtruar në spitalet Covid nuk iu lejohet telefoni

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.08.2020, 22:15

Nuk ndodh në asnjë vend të botës… Pacientët shqiptarë të infektuar me koronavirus dhe të shtruar në spitalet COVID nuk lejohet të mbajnë telefon me vete.

Një absurditet i tillë nuk është parë në asnjë vend të globit pasi të gjithë jemi dëshmitarë të lajmeve nga bota, ku familjarët përshëndesin në video të afërmit e tyre të shtruar në spital.

Videot kanë prekur zemrat e të gjithëve por duket se në Shqipëri askush nuk mendon për familjarët e të shtruarve dhe për vetë pacientët të cilët në momentet më të vështira të jetës kanë nevojë të kenë mbështetjen e familjes.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare në bashkëpunim me shëndetësinë, JOQ Albania ka hartuar një pyetësor ku u drejtohet qytetarëve nëse janë dakord me moslejimin e telefonave celularë tek pacientët.

Pyetja e shtruar ishte:

Deri më sot asnjë pacienti që shtrohet në spitalet COVID në Shqipëri, nuk i lejohet të mbajë telefon me vete. A jeni dakort me këtë?

93% shprehen kundër një vendimi të tillë absurd ndërsa kujtojmë se niveli i mosbesimit lidhur me shifrat e raportuara çdo ditë nga qeveria për koronavirusin vijon të mbetet i lartë tek shqiptarët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit