Bëmat e “Rilindjes” i kanë ardhur në majë të hundës shumë shqiptarëve dhe duket që në vend është krijuar fryma e madhe për rrëzimin e kësaj qeverie. Mirëpo ashtu siç ka qenë për 30 vjet, alternativat për një qeveri tjetër më të mirë janë të pakta.
Edi Rama, përballë në opozitë ka Lulzim Bashën, të cilin të gjithë mund ta njohim, pasi fle gjumë shumë dhe bën gafa me numrat.
Por mesa duket, Lul Gafa, mbështetet më tepër nga Edi i tenderave, i dëshirës për të vendosur një regjim “edist” apo i njohur edhe si njeriu që largoi nga vendi shumë shqiptarë, pasi i varfëroi edhe i la pa punë.
Ditën e djeshme JOQ ALBANIA organizoi një sondazh me pyetjen:
Të lodhur nga keqqeverisja dhe të zhgënjyer nga dy mandatet, qytetarët, duke mos patur alternativë tjetër, dhe duke u detyruar të votojnë kanë përzgjedhur me 66% të votave në Facebook Lulzim Bashën, duke i dhënë atij mbi 21 mijë vota, në karahasim me 11 mijë vota që ka marr Ed Tenderi.
Ndërsa në Instagram përsëri numrin më të madh të votave e ka marrë Basha, mbi 19 mijë, ndërsa Rama po 11 mijë.
Numri i votuesve ka qenë i madh, afro 65 mijë, ndryshe nga të gjitha sondazhet e tjera, duke treguar edhe një herë që qeveria e Ramës, po përgatitet për t’i lënë vendin dikujt tjetër, që me siguri, nga halli, do të jetë Lulzim Basha.