Pas 4,5 miliardëve në Drimadhë, Belinda i jep “pashait GJIKURIA” 2,7 miliardë të tjera në Dhërmi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2020, 22:32

Çmenduri o miku im. Nuk ka se si të jetë ndryshe. Në një vend ku askush nuk sheh dritë në fund të tunelit, “pashallarët mavi” stërmbushin xhepat e tyre jo me miliona, por me miliarda nga taksat tona që për t’i paguar punojmë të gjithë si qen. Absurdi qëndron në faktin që njerëzit e lidhur me pushtetin nuk marrin llokma të vogla, por miliarda e miliarda njëra pas tjetrës duke mos i lënë asnjë kothere këtij populli të gjorë që po i “fluturon tepeleku” i kokës nga dita në ditë.

Një ndër kompanitë që ka marrë miliarda në mënyrë të pabesueshme dhe për më tepër në një afat kohor shumë të shkurtër, është edhe firma “GJIKURIA” e drejtuar nga Milo dhe Florenc Gjikuria. Vetëm pak ditë më parë, kjo kompani mori nga Belinda Balluku plot 4,5 miliardë lekë të vjetra me TVSH për trajtimin e ujërave te ndotura në Drimadhë, ndonëse një kompani tjetër kishte ofruar 400 milionë lekë më pak.

Ndërsa sot, vetëm pak ditë më pas, publikohet një tjetër tender i cili është fituar përsëri nga “GJIKURIA” në bashkëpunim me dy operatorë të tjerë. Bëhet fjalë përkatësisht për “4 AM” Shpk e drejtuar nga Ardit Metalia (pas të cilit ka zëra se fshihet oligarku Bashkim Ulaj), dhe “REJ” Shpk me administrator dhe ortak mazhoritar Luan Kapri.

Tenderi në fjalë mban referencën me numër REF-59582-06-02-2020 dhe ka për objekt “Furnizimi me ujë i zonave turistike Drimadhes, Dhërmi dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Dhërmi”për një afat kohor prej 12 muajsh.

Ky bashkim operatorësh ka ofruar vlerën 225,992,608 lekë të reja pa TVSH ose rreth 2,7 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Në këtë procedurë kanë marrë pjesë tre kompani, nga të cilat “GJIKURIA” me shokë është shpallur fituese me vlerën e mesipërme e cila kap 96,49% të fondit limit, çka do të thotë se më shumë shanse një pjesë e mirë e këtyre parave do të shkojnë në xhepat e fituesëve.

Ja pra, siç e shikoni, kompania “GJIKURIA” ka marrë rreth 7,2 miliardë lekë të vjetra në vetëm pak ditë nga institucionet në varësi të Belinda Ballukut. Ka lezet, apo jo Belinda?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit