SONDAZHI/ Me diferencë të ngushtë, 59% e votuesve mendojnë se bjondet tradhëtojnë më shumë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.08.2020, 21:09

Tradhëtia është ‘ndjenja’ që askush nuk do e donte të përballej, por gjatë gjithë jetës sonë është e pashmangshme.

Nga shumë e shumë lajme të raportuara çdo ditë, ajo që lëndon më së shumti është tradhëtia në çift. Pikërisht për këtë tradhëti dëgjon vrasje apo edhe vetëvrasje të cilat trondisin mbarë opinionin publik.

Duke lënë mënjanë “garën” se kush tradhëton më tepër meshkujt apo femrat, tradhëtia në vetvete çdokujt i lë një shije të keqe.

Lidhur nga kjo, JOQ ALBANIA organizoi dje në faqen e saj në Facebook, një sondazh mbi tradhëtinë tek femrat.

Pyetja ishte:

Sipas mendimit tuaj, cilat tradhëtojnë më shumë, brunet apo bjondet?

Me një diferencë jo shumë të madhe, votuesit shqiptarë mendojnë se më së shumti tradhëtojnë bjondet. Bjondet janë votuar me 59% ndërsa brunet me 41%.

Mesa duket nuk qenka shumë e rëndësishme “ngjyra e flokut”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit