Fiton miliona euro tendera/ “Global Security” i Agron Malajt u merr shpirtin rojeve të uzinës në Burrel, asnjë ditë pushim në javë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.08.2020, 18:24

Agron Malaj i cili ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit, sot është kryetari i bashkisë Mat.

Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Partia Demokratike pak kohë më parë kërkoi shkarkimin e tij pas ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa lejë në vitin 1999, kërkesë që u rrëzua nga KQZ edhe pse u vërtetu si dënim.

Malaj 'është pronar' i kompanisë Global Security, ku që pas marrjes së detyrës si kryebashkiak ja ka kaluar pronësinë vëllait të tij, Fatos Malaj. Kjo kompani është akuzuar për marrjen e disa fondeve fiktive ku një ndër ta ishte 3.4 milion euro dhe ju dha nga bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn.

Gjithashtu edhe spitali i Vlorës i ka dhënë tender "dhuratë" kësaj kompanie. Në rastin konkret rezulton se Spitali Rajonal Vlorë i ka dhënë një tender prej gati 100 milionë lekësh të vjetra me TVSH kompanisë së Kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-60437-06-08-2020 dhe me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike për nevoja të Spitalit Rajonal Vlorë”.

Edhe pse kjo kompani ka mundur që të marrë miliona euro tendera, rojet e Uzinës së Ferrokromit në Burrel po torturohen në maksimum.

Ata punojnë 8 orë në ditë dhe nuk kanë fare pushime gjatë javës. Pra ata punojnë 56 orë në javë dhe pagat janë qesharake, vetëm 300 mijë lek (të vjetra).

Sipas kodit të punë një punonjës në Shqipëri duhet të punojë maksimumi 40 orë në javë.

Këto orë mund të jenë të ndara në 5 ditët e javës punë (nga e hëna në të premte dhe fundjava (e shtunë, e dielë) pushim, ose mund të jenë edhe 6 ditë punë duke reduktuar orarin ditor dhe të marrë 1 ditë pushim.

Por, punëdhënësi e ka të detyrueshme që ti japë punonjësit të tij të paktën 36 orë pushim pa ndërprerje në javë.

Nëse dikush e mbyll punën të shtunën në orën 16:00, sipas ligjit ai duhet të jetë pushim deri të hënën në orën 08:00.

Ligji shqiptar parashikon edhe orët shtesë në punë të cilat vendosen midis punonjësit dhe punëdhënësit, por sërish orët e punës në një javë nuk mund ti kalojnë 50-të.

Kjo dëshmon edhe një herë që Rilindja nuk është vetëm e pangopur, por edhe gjakpirëse.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit