Olsi Çekiçi, 44-vjeçari që theri për vdekje nënën duke i prerë kokën doli para gjykatës ku mori masën e sigurisë “burg pa afat”.
Nga Prokuroria u kërkua që 44-vjeçarit t’i vihej masa e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësohej i ligjshëm arrestimi në flagrancë.
Ndërsa vendimi u kundërshtua nga avokati i të pandehurit i cili kërkoi që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës Çekiçi t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.
Në gjykatë Çekiçi shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pranuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjete të forta të të vellait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën.
Ndëra Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e avokatit mbrojtës duke dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Çekiçin.
Burimet për Fax bëjnë me dije se në videot e filmuara në ambientet e gjykatës Çekiçi ka konfirmuar sërish gjendjen e tij psiqike aspak normale pasi nuk ka shfaqur pendesë dhe ka deklaruar se nëna e tij i kishte bërë magji dhe sipas tij merrej me djallin.