Shqiptarët kanë protestuar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Dibër e Gostivar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2020, 21:12

Në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Dibër janë organizuar protesta për të shprehur revoltën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, prej plus 7.4%. Numrin e madh të qytetarëve nuk e ka ndalur as shiu që ka mbizotëruar në këto vende.

Kërkesat e Këshillit organizues të protestave:

1) Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 20%.

2) Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë evn, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve;

3) Kuvendi i RMV-së të ç’aktivizojë (zhbëjë) komisionin rregullator energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;

4) Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit