SONDAZHI/ 90% e votuesve: Jemi më të qetë tani që s’shohim çdo ditë Veliaj-n në TV

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.08.2020, 21:38

Personazhet e politikës në vendin tonë kanë një karakteristikë të përbashkët. Kushdo vjen në pushtet nuk “hiqet” më nga ekranet televizive.

Thuajse gjatë gjithë ditës drejtuesit e vendit tonë japin intervista, reagojnë në mediat sociale dhe zhvillojnë takime.

Rekord mban dyshja Rama-Veliaj, Kryeministri dhe Kryebashkiaku i Tiranës.

Kryeministri mbi të gjithë dominon me video livet e tij në Facebook, me postime përshëndetëse çdo mëngjes, drekë dhe darkë.

Ndërsa duket se shqiptarët kanë shpëtuar pak prej Erion Veliaj-t i cili qëkur u infektua me koronavirus nuk duket më në ekranet televizive.

Lidhur me këtë JOQ Albania ka zhvilluar një sondazh për qytetarët.

Pyetja e shtruar ishte:

A ndiheni më të qetë tani që nuk e shihni më fytyrën e Erion Veliaj-t çdo ditë në TV?

Duket qartë se shqiptarët janë më të qetë kur nuk shohin Veliajn në TV çdo ditë pasi 90% e tyre janë përgjigjur me po.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit