Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.07.2020, 21:50
Qeveria e pastirmit të parave nxitoi të mbyllte të gjitha llotot për t’u vetëmburrur se shpëtoi shqiptarët nga një ves i keq. Nga ana tjetër lulëzimi i kazinove ka qenë në ritme të kënaqshme, a thua se edhe këto lojra të fatit janë më të "mira" se një skedinë në lloton e lagjes.
Së fundmi Shijak Tv ka publikua një video nga ambientet e reja të një kazinoje e cila po aredohet në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, në afërsi të zyrës së Lali Zdromsit. Ky i fundit duket se do të ketë një destinacion të ri përpara se të shkojë në Bashkinë e propagandës së bukur televizive.
Shijak Tv shkruan:
Me siglën e pesë yjeve, Hotel Plazza, ka dhe lejen për të pasur të licencuar dhe një sallë lojërash fati, ku do të argëtohen jo pak bujtës dhe lojtarë. Biznesi i mbyllur kudo veç “Taivanit”, tashmë do të ketë dhe një adresë të re për mëkatet e vesit të parasë. Pamjet nga brenda flasin për një investim drejt përfundimit. Ndoshta temperaturat politike dhe elektorale kërkojnë dhe një vend debati me fatin, për të justifikuar shfrimin e adrenalinës. Izolimi nga pandemia nuk do të mundësojë mbase lojtarë të huaj, të cilët për arsye dhe rrethana të mundshme do të gjendeshin në Tiranë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR