SONDAZHI/ 89% e votuesve: Shqipëria ka hyrë në një krizë të thellë ekonomike!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.07.2020, 00:26

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Përveç shifrave të larta të rasteve dhe vdekjeve, në krahasim me periudhën, kur shpërtheu pandemia, ekonomia ka marrë një goditje të fortë.

Shumë biznese kanë falimentuar e për pasojë shumë qytetarë kanë mbetur të papunë. Propaganda ishte më e madhe se ajo çka vërtet bënte qeveria duke sjellë një situatë të vështirë ekonomike.

Përveç të tjerave para disa ditësh, u njoftua edhe mbyllja e disa bizneseve të caktuara, si baret, diskot dhe çdo ambient që vendos muzikë të lartë, duke i dhënë atyre goditjen përfundimtare, por njëkohësisht duke rrënuar nga pak ekonominë që pothuajse mbahet tek turizmi në këto muajt e verës.

Shqiptarët janë të lodhur nga kjo situatë dhe duket se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asgjë.

Lidhur me këtë , JOQ ALBANIA organizoi dje një sondazh me pyetjen:

Bazuar në atë që shikoni përditë, a ka hyrë Shqipëria në një krizë të thellë ekonomike?

Ashtu siç edhe pritej, 89% e votuesve kanë votuar PO, ndërsa vetëm 11% e tyre kanë votuar PO.

Shqiptarët po e shohin qartë që vendi është në një situatë të vështirë dhe ata ndihen të pashpresë me këtë qeveri që kemi. Sondazhi ka treguar edhe njëherë që goditja dhe rënia e ekonomisë ka hyrë në shtëpinë e çdo shqiptari.

Më e keqja është se askush nuk e di si do jetë fundi i kësaj situate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit