SONDAZHI/ 83% e votuesve: Nuk do e pranojmë një karantinë të dytë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.07.2020, 00:24

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i rasteve po rritet ndjeshëm dhe viktimat ditore po shtohen, duke e bërë tepër shqetësuese situatën.

Ndër të tjera, është folur gjithashtu për një karantinë të dytë, e cila u përmend edhe dje nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Por kjo shihet edhe më shqetësuese për shqiptarët, pasi ekonomia, pothuajse është përtokë, me pasojat që la mbyllja prej gati 3 muajsh.

Lidhur me këtë JOQ ALBANIA, organizoi dje një sondazh me pyetjen:

A do të pranonit një mbyllje të dytë për shkak të COVID-19 nëse qeveria do ta miratonte?

Ashtu siç edhe pritej 83% e shqiptarëve, shprehen se nuk do ta pranonin një karantinë të dytë, duke nënkuptuar kështu që pasojat e të parës kanë qenë tepër të mëdha.

Vetëm 17% e votuesve kanë votuar që mund të pranonin një karantinë të dytë, që mesa duket i trëmben së tepërmi përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë shifrat që përditësohen nga Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se një njoftim për paralajmërimin e karantinës nuk do të jetë shumë larg. Të presim!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit