Në këtë kohë që jetojmë, kush është ai që nuk është i apasionuar pas telefonave smart?
E themi këtë, pasi ata na shoqërojnë gjatë gjithë kohës duke gjetur aty atë që duam dhe atherë kur e duam.
Një nga liderat e prodhimit të smartphonve është Samsung, i cili së fundmi ka prezantuar Galaxy Note20 Ultra, që pritet të dalë më 5 gusht.
Së fundmi janë publikuar edhe fotot sesi ai do të duket, si edhe disa nga parametrat që do të ketë.
Sipas blogut gjerman WinFuture , Galaxy Note20 Ultra do të ketë një ekran Dynamic AMOLED Infinity-O me 6.9 "WQHD + 19.3: 9 120Hz, me kamerën selfie dhe një buton për shenjën e gishtit.
Në pjesën e pasme, Galaxy Note20 Ultra do të ketë tre kamera 108MP, 12MP dhe 12MP.
Në pjesën e përparme të softuerit, Galaxy Note20 Ultra do ketë Android 10 me One UI 2.x. Do të marrë gjithashtu sinkronizimin automatik të OneNote dhe lojrat e optimizuara në cloud përmes Project xCloud falë partneritetit të Samsung me Microsoft.
Për më tepër, përdoruesit e Note20 Ultra do të kenë qasje në 90 tituj lojrash përmes Xbox Game Pass, duke e bërë atë një "tastierë portative të lojrave".
Mezi po e prisni apo jo?
