SONDAZHI/ 88% e votuesve: Qeveria s’po bën asgjë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas izolimit!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.07.2020, 00:29

Shqipëria është dukë kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit.

Përveç shifrave të larta të rasteve dhe vdekjeve, në krahasim me periudhën, kur shpërtheu pandemia, ekonomia ka marrë një goditje të fortë.

Shumë biznese kanë falimentuar e për pasojë shumë qytetarë kanë mbetur të papunë. Pagat e luftës, u pa qartë që ishte vetëm një propagandë e qeverisë Rama, pasi jo të gjithë e morën atë.

Pas kësaj, para disa ditësh, u njoftua edhe mbyllja e disa bizneseve të caktuara, si baret, diskot dhe çdo ambient që vendos muzikë të lartë, duke i dhënë atyre goditjen përfundimtare.

Shqiptarët janë të lodhur nga kjo situatë dhe duket se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë asgjë.

Lidhur me këtë , JOQ ALBANIA organizoi dje një sondazh me pyetjen:

Sipas mendimit tuaj, a po bën qeveria ndonjë gjë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pasojave të mbylljes nga COVID-19?

Ashtu siç edhe pritej, 88% e votuesve kanë votuar JO, ndërsa vetëm 12% e tyre kanë votuar PO.

Ajo të cilën mund ta quajmë edhe më të rëndë, është se situata po përkeqësohet dhe ekonomia shqiptare po vjen në rënie. Fatkeqësisht e pëson populli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit