Ben Blushi padit ish-kryeministrin Sali Berisha

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.07.2020, 21:25

Ish-deputeti i PS, njëkohësisht drejtori i Top Channel, Ben Blushi ka nisur një padi ndaj Sali Berishës për shpifje.

Gazeta shqip raporton se ky i fundit ka shpifur rregullisht për Ben Blushin dhe familjen e tij, që nga nga koha kur Blushi ishte aktiv në politikë.

Sipas gazetës shpifjet kanë vijuar edhe gjatë kohës që Blushi nuk ka qenë në politikë.

Sali Berisha ka përdorur profilin e tij në facebook, për të sajuar dhe shpifur për prona, toka apo konflikte që Ben Blushi nuk i ka.

Sipas gazetës “Shqip” “shpifjet e rëndomta dhe pa fantazi të Sali Berishës u shtuan sidomos pasi TV Klan doli nga platforma Digitalb.”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit