Pamje që lënë pa fjalë/ Policët e Lleshit kapin për leckash qytetarin dhe e futin forcërisht në furgon

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.07.2020, 15:07

Ditën e sotme pronarët e bizneseve të prekura nga ligji i ri i qeverisë për mbylljen e lokaleve të mbrëmjes dhe diskove tentuan të mblidhen përpara kryeministrisë për të protestuar.

Ndërsa Lleshaj kishte urdhëruar ushtrinë me policë t’i prisnin me këmbët e para. Pamjet e filmuara ditën e sotme lënë pa fjalë.

Të paktën 12 qytetarë u shoqëruan pa bërë asnjë kundërshtim penal dhe pa ngritur as dorë as zërin ndaj policisë.

Një pronar i një biznesi që ndodhej sot për të kërkuar të drejtën e tij u filmua duke u kapur zvarrë nga krahët prej policisë dhe u fut forcërisht në makinë duke u dërguar në komisariat ndërsa e vetmja fjali që tha ishte:

Jam për bukën e gojës nuk jam rrugaç.

Kjo u ka mjaftuar policëve të Lleshit si shkak për ta prangosur në pamje që habitën qytetarët e pranishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit