Sondazhi/ 83% e votuesve: Nuk i besojmë shifrat ditore të qeverisë për të sëmurët me COVID-19

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.07.2020, 00:00

Data 9 mars është momenti kur në Shqipëri u regjistrua rasti i parë me koronavirus dhe bëhej fjalë për një shqiptar që erdhi nga Firenze.

Ndërsa qeveria Rama mori vendimin të mbyllte shqiptarët dhe të paralizonte komplet jetën në vend duke dëmtuar ekonominë familjare dhe duke falimentuar disa biznese por nuk ndaloi aktivitetin për shembjen e godinave dhe ngritjen e pallateve të reja.

Shqipëria dhe shqiptarët qëndruan dy muaj në një karantinë që habiti edhe të huajt për ashpërsinë e masave ndërsa rastet nuk ishin shqetësuese.

Pas heqjes së izolimit dhe rikthimit gradualisht drejt normalitetit rastet e të infektuarve nisën të shtohen e shumëfishohen çdo ditë dhe për fat të keq edhe viktimat.

Ndërsa kjo u shoqërua me një mosbesim të theksuar të popullsisë ndaj shifrave të publikuara çdo ditë nga ISHP dhe MSH dhe jo pa të drejtë.

Ambientalisti Sazan Guri, denoncoi rastin e një mikes së tij së cilës, një agjenci funerale i kishte ofruar para vetëm nëse regjistronte babain e saj që ndërroi jetë nga zemra si pacient me Covid.

Ndërsa në një skandal që mori vëmendje të gjerë dje ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi pamjet e një pacienteje të cilën e quajti me Covid ndërsa rasti u përgënjeshtrua nga familjarët që dokumentuan se gruaja ishte në reaminacion dhe nuk vuante nga Covid.

Duket se qeveria Rama po përpiqet me çdo kusht të bindë popullatën se ka shumë pacientë me Covid në Infektiv dhe në spitalin Covid 2 ndërsa në këtë përpjekje, ministrja dhe mjeket e tij bëjnë gafa të pajustifikueshme duke nxjerrë të sëmurë pa Covid si të infektuar.

Lidhur me këtë çështje JOQ Albania hartoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

A i besoni shifrave ditore të qeverisë për të sëmurët me COVID-19?

Si edhe duket në foto, 83% e votuesve shprehen mosbesues ndaj shifrave të të infektuarve me koronavirus që raportohen çdo ditë nga MSH e ISHP ndërsa 17% mendojnë se ato janë shifrat e vërteta.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit