SONDAZHI/ 81% e votuesve: Ligji për amnistinë fiskale e kthen vendin në parajsën e krimit financiar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.07.2020, 00:10

Qeveria Rama është kthyer në objekt kritikash nga qytetarët shqiptarë dhe nga opozita e vendit.

Ligji për amnistinë fiskale që kryeministri Rama pritet të miratojë prek interesat e popullatës për llogari të krimit të organizuar dhe pushtetit të tij personal.

Sipas këtij ligji çdo i huaj që ka një biznes në Shqipëri mund të deklarojë dhe të ligjërojë paratë e tij pa u pyetur për burimin e tyre dhe një mundësi e tillë “hap portat” e krimit në vendin tonë.

Projekti i radhës nga Rama e kthen vendin në parajsën e krimit financiar ndërkombëtar dhe madje në vendstrehim për persona që financojnë aktivitete terroriste, dhe sigurisht mbyll dyert dhe shpresën për integrim në BE.

Sipas këtij ligji të ri për amnistinë fiskale, të gjithë anëtarëve të organizatave kriminale brenda dhe jashtë vendit iu sigurohet paprekshmëri dhe legalizim i pasurisë dhe do jetë një opsion shtesë për pastrim parash përmes “aktivieteteve”.

Ky projekt favorizon politikanët, një numër të lartë zyrtarësh dhe sigurisht trafikantët e drogës.

Lidhur me këtë ligj që pritet të miratohet së shpejti JOQ Albania organizoi një sondazh.

Pyetja e shtruar ishte:

A mendoni se ligji për amnistinë fiskale që Rama do të miratojë, e kthen vendin në parajsën e krimit financiar?

Dhe sigurisht 81% e shqiptarëve janë përgjigjur me po ndërsa pjesa tjetër janë pro miratimit. Kujtojmë se përmes ligjit të ri për amnistinë fiskale do të mjaftonte që i afërmi i një politikani të mos jetë në çertifikatën e tij familjare dhe për pasurinë e tij eventualisht të paligjshme, bëhet mburojë amnistia fiskale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit