Qeveria miratoi draftin për gjobitjen e qytetarëve që nuk mbajnë maskë në ambientet e mbyllura ndërsa lajmi u trumpetua në media nga ministrja Ogerta Manastirliu.
Por ndërsa ligjet janë të zbatueshme vetëm për qytetarët ata vetë, ministra, kryeministri, kryebashkiakë dhe drejtora dalin në takime publike dhe në mbledhje në ambiente të mbyllura pa maska dhe duke mos respektuar protokollet e sigurisë anti-covid.
Një skandal i qeverisë Rama përmbledhur në një foto u denoncua nga JOQ Albania.
Në foton skandaloze duken dy persona nga stafi i COVID-19 në Tiranë që po bënin pazar duke prekur me dorezat e punës të gjitha mollët në një dyqan pa u kujdesur aspak për një mundësi të lartë infektimi dhe për mungesën e theksuar të higjenës.
Një veprim i tillë padyshim do i kushtonte shumë një qytetari të thjeshtë që nëse do ishte kapur duke bërë një shkelje të protokollit të sigurisë trumpetuar nga ministria e Shëndetësisë me në krye Manastirliun, do ishte gjobitur dhe mbase do kishte një penalitet edhe më të rëndë. Ndërsa për këta punonjës nga stafi Covid ende asnjë masë.
Lidhur me këtë ngjarje, JOQ ka postuar një sondazh.
Pyetja e shtruar ishte:
77% e votuesve kanë votuar që ministrja duhet të dorëhiqet.
Kujtojmë se pak kohë më parë me ndryshimet në Kodin Penal është miratuar që kush përhap sëmundje infektive duke lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve, rrezikon nga 3 deri në 8 vjet burg.
Mbetet të shohim nëse këta punonjës do ndëshkohen apo ndaj tyre si ndodh rëndom nuk do ndërmerret asnjë sanksion, fundja qeveria nuk e ka me ta.