Duket se kompanitë celulare janë kthyher prej kohësh në problem për shqiptarët. Me tentativat për të përfituar nga xhepat e qytetarëve mendojnë lloj-lloj truqesh për t’i “futur në grep” e më pas nuk u japin shërbimin e premtuar apo iu rritin tarifat.
Por rekord në fushën e mashtrimit dhe grabitjes së qytetarëve mban Vodafone që sipas tyre, ia kalon edhe hajduit të famshëm Arsene Lupen “hajduti gentil” i trilluar nga shkrimtari francez, Maurice Leblanc.
Vodafone ka menduar një tjetër strategji për grabitjen e të ardhurave të qytetarëve duke krijuar opsionin: “Vodafone More” e cila nënkupton mbledhjen e sa më shumë pikëve përmes aktivizimit të ofertave dhe konvertimin e tyre më tej në shërbime shtesë.
Kështu u mashtrua një qytetar që denoncoi rastin në JOQ Albania. Pikët e tij të grumbulluara prej kohësh dhe me kosto u zhdukën nga profili online dhe nuk përfitoi shërbimin e premtuar.
Ky është një nga rastet e shumta të denoncuara vazhdimisht nga qytetarët të cilët shpesh ankohen se Gigat e tyre të internetit “avullojnë” para përfundimit të paketës madje në disa raste pa u mbyllur një javë nga aktivizimi i saj.
Në sondazhin e bërë sot nga JOQ Albania në Facebook, 91% e shqiptarëve mendojnë se Vodafone vjedh më shumë se hajduti i filmave të animuar, Lupen. Për personazhin e famshëm mendojnë se grabit më shumë vetëm 9% e shqiptarëve.
Ata shprehen se me lejen e Ramës, Vodafone vjedh shqiptarët dhe ia kalon jo pak personazhit të animuar.
Pyetja e shtruar ishte:
Si shihet edhe në foto 91% e shqiptarëve mendojnë se Vodafone vjedh më shumë se hajduti i filmave të animuar, Lupen.