Fjolla Morina duket se ka kaluar moment shumë të vështirë me vajzën e saj të vogël Alayah, sa kjo ka bërë që Fjolla të mungojë në provat e javës në DWM.
Ndërkohë këtë gjë Fjolla e ka bërë publike pas kërcimit të saj me Xum Allushin dhe ndërsa po tregonte për vajzën e saj, Fjolla nuk është përmbajtur dhe ka shpërthyer në lot.
Momenti i krijuar ka prekur të gjithë të pranishmit dhe Valbona Selimllari e cila është emocionuar ka thënë se e kupton shumë mirë Fjollën dhe problemet shëndetsore të fëmijëve janë shumë shqetësuese, por edhe kaluese.