Ditën e sotme bëri bujë lajmi për shkarkimin e stafit të ambasadës shqiptare në Greqi nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.
Nga detyra u shkarkua edhe ambasadorja shqiptare, Ardiana Hobdari ndërsa u njoftua se në vend të saj u propozuar emri i Luela Hajdaraga, vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.
Hajdaraga do lërë postin e Koordinatores së Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme, për t’u bërë ambasadorja e re shqiptare në Greqi.
Emri i saj është propozuar nga Cakaj ndërsa kërkesa është paraqitur edhe tek Presidenti Ilir Meta.
Kush është Luela Hajdaraga?
Ka ndjekur studimet e mesme dhe të larta në SHBA, këto të fundit për psikologji, teksa në 2004-2008 është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në universitetin shtetëror të Neë York, Empire State College.
Edhe studimet e nivelit master I ka kryer për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo ka filluar punë si menaxhere marketingu në Uashington D.C, më pas si ndihmës pedagoge, menaxhere etj.
Me kthimin në Shqipëri, ajo ka qenë menaxhere në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, më pas në disa kompani private dhe së fundmi me postin në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme ndërsa pritet të marrë postin e ri të ambasadores së Shqipërisë në Greqi.