Frangaj merr 2 leje ndërtimi, duke ushtruar presion me “TV Klanin” që e përdor si “kobure”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 07.07.2020, 20:40

Pronari i “TV Klan”, Aleksandër Frangaj, ka përfituar dy leje të dyshimta ndërtimi në dy prej zonave më të lakmuara në Shqipëri.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë dhe një leje tjetër për një resort turistik në Jug të vendit, në zonën e Palasës në Himarë.

Betonizimi i Liqenit Artificial Një prej zonave të gjelbra, ndër më të frekuenturat në Tiranë, do të shndërrohet në shesh ndërtimi. Restoranti i njohur “Lion Park” do të shembet nga pronari i “TV Klan”, për të ndërtuar sipër tij një kullë shumëkatëshe, raporton gazetaAtdheu.

Ndërtimi në atë hapësirë është i paligjshëm, pasi “Lion Park” ndodhet në zonën e gjelbër të Tiranës, ku ndalohet në mënyrë kategorike ndërtimi.

Por Aleksandër Frangaj, përmes shantazhit me “TV Klan”, ka refuzuar të marrë për bazë statusin e truallit, duke spostuar vijen e gjelbër të Liqenit Artificial.

Në vend që të mbrojë interesin publik, Frangaj, ka “lagjitimuar” masakrën mjedisore në Parkun e Liqenit Artificial, përmes presionit të televizionit të tij.

Betonizimi i Palasës

Përveç “kafshimit” të Parkut të Liqenit Artificial, Frangaj, ka shtrirë dorën e betonizimit edhe në bregdet. Pronari i “TV Klan”, ka përfituar edhe një leje tjetër në një prej zonave më të lakmuara në Jug të Shqipërisë, ku po ndërton një resort turistik, raporton gazetaAtdheu.

Bëhet fjalë për restoring “Green Cost”, në Palasë të Himarës, me subjekt zhvillues Aleksandër Frangajn.

Për të realizuar projektet e tij që bien në kundërshtim me ligjin, Aleksandër Frangaj, ka përdorur televizionin e tij. Përmes disa kronikave televizive, Frangaj ka shantazhuar institucionet dhe zyrtarët e shtetit, raporton gazetaAtdheu.

Pas lajmeve promovuese të ndërtimeve të tij dhe shantazhit mediatik për të legjitimuar shkeljet, institucionet kanë lëshuar dorën ndaj Frangajt, duke i dhënë lejet e ndërtimit.

Përdorimi i një televizioni Kombëtar për shantazh dhe interesa personale, si në rastin e “Tv Klan”, përveçse shkelje ligjore, është edhe shkelje kontrate me qytetarët dhe e parimeve të informimit.

Devijimi i linjës informative, nga shërbimi publik në interesa të ngushta personale, e zhvesh plotësisht “TV Klanin” nga misioni i shenjtë i tij, “informimi në shërbim të publikut”.

/Gazetaatdheu.com

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit