Odise Roshi në super formë, shënon dy gola dhe i jep fitoren ekipit të tij në Rusi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01.07.2020, 19:23

Odise Roshi po kalon një formë fantastike me ekipin e tij rus, Akhmat Gronzi. Në ndeshjen e sotme kundër Arsenal Tula në transfertë ekipi i tij fitoi 1-3 dhe Roshi shënoi dy gola.

Fillimisht me anë të një penalltie, pasi trajneri ia ka besuar atij 11 metërshat dhe Roshi ia shpërbleu besimin duke e kthyer në gol.

Ndërkohë, në minutën e 88 të sfidës, ai çoi rezultatain në 3-0 pas një goditje me harkim në hyrje të zonës.

Sfida u mbyll 3-1 dhe Akhmat Grozni mori një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Këta ishin golat 6 dhe 7 në këtë kampionat për Roshin, një rekord sezonal për të duke llogaritur se edicioni më i mirë i karrierës së tij gjatë viteve që ka luajtur jashtë Shqipërisë.

<

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit