Kompania Pornografike: Mia Khalifa po shpif, le të dalë me fakte!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.07.2020, 12:11

Mes miliona thirrjesh që videot pornografike të Mia Khalifa të hiqen, BangBros i ka dërguar asaj një njoftim që të heqë dorë, duke i përshkruar pretendimet e saj 'shpifëse'.

Më shumë se 1.5 milion njerëz kanë nënshkruar një peticion të Change.org për heqjen e videove të saj nga faqet si Pornhub dhe BangBros, me të cilat ajo punoi për tre muaj kur ishte 21 vjeç.

27-vjeçarja shpesh ka diskutuar keqardhjen e saj për punën në industrinë e filmave për të rritur, ndërsa dënon BangBros për "promovimin e videove të saj të para 6 vitesh sikur janë të reja".

Nga llogaria zyrtare në Twitter, BangBros shkroi:

Sot ne i kemi dërguar @MiaKhalifa një kërkesë ligjore e cila rendit disa nga deklaratat e saj shpifëse, të rreme për Bang Bros ndër vite dhe një listë që tregon faktet aktuale. Ne e inkurajojmë atë që të ndajë listën e kontrollit të fakteve me audiencën e saj. Por ne dyshojmë që ajo do ta bëjë diçka të tillë.

Më 27 qershor, Mia deklaroi se donte që faqja të ndalonte së dëmtuari atë duke i promovuar ende videot në internet.

Mia nuk ka dhënë ende komente për letrën e BangBros.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit