Vali Corleone akuzohej për armëmbajtje pa leje, deklarohet gjykata

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.06.2020, 13:06

Princ Valentino Corleone, i njohur si Vali Corleone është liruar për herë të dytë nga akuzat, shkruan lajmi. Ai ishte akuzuar se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe ka bartur armë pa leje.

Ky shqyrtim gjyqësor kishte nisur nga fillimi pasi që Gjykata e Apelit lëndën e kishte kthyer në rigjykim për shkak të shkeljeve procedurale. Edhe në shqyrtimin e parë gjyqësor i akuzuari Corleone ishte liruar nga akuzat në mungesë të provave.

Ai në seancën e datës 18 qershor e pati kundërshtuar aktakuzën duke kërkuar nga Gjykata lirimin nga akuzat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit