Koronavirusi/ Çfarë është një valë e dytë dhe a po shkon bota drejt saj?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.06.2020, 23:38

Disa vende ende po merren me raste të reja me Covid-19, por edhe ato që kontrollojnë aktualisht virusin kanë frikë nga "vala e dytë".

Faza e dytë e gripit spanjoll një shekull më parë ishte më vdekjeprurëse se e para.

Pra, a është e pashmangshme një valë e dytë? Dhe sa e keqe mund të jetë?

Së pari, çfarë është një valë e dytë?

Mund ta mendoni si valë mbi det. Numri i infeksioneve rritet dhe çdo cikël është një "valë" e koronavirusit.

Megjithatë, nuk ka një përcaktim zyrtar.

Disa e përshkruajnë çdo ngritje si një valë e dytë dhe për të thënë se një valë ka përfunduar, nënkupton që virusi do të ishte vënë nën kontroll dhe rastet do të binin në mënyrë të konsiderueshme.

Për të filluar një valë të dytë do të duhet një rritje e vazhdueshme e infeksioneve.

Zelanda e Re, e cila ka rastet e saj të para pas 24 ditësh pa koronavirus, dhe Pekini i cili po përballet me një shpërthim pas 50 ditësh pa viruse nuk janë në këtë pozicion.

Coronavirus: What is a second wave and is one coming? - BBC News

Disa shkencëtarë thonë se Irani mund të ketë filluar të përmbushë kriteret për një valë të dytë.

Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit