Arben Ahmetaj është një nga personat më të besuar të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i ka lënë në dorë poste dhe detyra të rëndësishme në qeverisjen e "Rilindjes".
Në kohën kur ishte ministër i Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj u akuzua si i përfshirë në disa skandale financiare, por deri më tani asnjë gjemb s'i ka hyrë në këmbë.
Muajt e fundit, Rama i ka dhënë "superfuqi" Ahmetajt, i cili ndryshe njihet edhe si "Tigri i Rilindjes", duke i lënë në dorë menaxhimin e miliarda lekëve për Rindërtimin dhe Covid-19.
Mirëpo, shumë njerëz dyshojnë se këto para mund të jenë "ngrënë" nga "tigri", i cili nuk të fal në të tilla raste, pasi jo më kot është vendosur nga kryelindasi për t'i menaxhuar fondet dhe donacionet për tërmetin dhe pandeminë.
Për shkak se "Rilindjes" po i dalin çdo ditë e më tepër zullumet dhe vjedhjet haptazi të parave të taksapaguesve shqiptarë përmes tenderave dhe aferave të dyshimta korruptive dhe favorizuese ndaj një grupimi oligarkësh të preferuar, shumë qytetarë kanë dyshime të forta mbi transparencën e qeverisë mbi këto fonde dhe donacione.
Duhet theksuar se qindra familje vijojnë të jenë ende të pastreha pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa mijëra qytetarë nuk kanë marrë akoma "pagën e luftës".
Në lidhje me këto dyshime të forta, JOQ Albania zhvilloi një sondazh për të krijuar një panoramë më të qartë të mendimit të qytetarëve. A është Arben Ahmetaj një ministër i besueshëm?!
Pyetja e sondazhit ishte:
Në sondazhin e publikuar në faqen tonë në "Faceboook", ku kanë marrë pjesë rreth 16 mijë persona, 89% e qytetarëve nuk kanë më asnjë dyshim për përgjigjen e kësaj pyetjeje, pasi ata mendojnë se "tigri" i ka "gllabëruar" për vete paratë.
Thuajse i njëjti rezultat paraqitet edhe në sondazhin e publikuar në llogarinë tonë në Instagram, ku 88% e qytetarëve janë të sigurtë që fondet dhe donacionet për tërmetin dhe koronavirusin janë vjedhur nga Ahmetaj.
Dhe në rezultatin përfundimtar, duke i marrë së bashku të dy sondazhet, 88.5% e pjesëmarrësve dëshmuan se e kanë humbur besimin te ministri Ahmetaj, pasi jo më kot e quajnë "tigri", ndërsa 11% e tyre, të cilët me siguri janë "çeta online e Fugës", besojnë në "ndershmërinë" e "tigrit".