Sondazhi/ Edi Ramën apo Erion Veliajn? 59% e shqiptarëve urrejnë më shumë “Lali Erin”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.06.2020, 00:45

Nëse qytetarëve shqiptarë do t'u kërkohej të përzgjidhnin dy ndër figurat kryesore të politikës aktuale shqiptare që janë më të urryera, shumica dërrmuese e tyre, pa asnjë hezitim, do të zgjidhnin kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Edi Rama, i cili do të mbahet mend si kryeministri i cili falë qeverisjes së tij bëri që qindra mijë shqiptarë të largohen jashtë vendit, pasi shpresat e tyre u vranë nga politikbërja e "Rilindjes". Po ashtu, Rama do të kujtohet gjatë në memorien e shqiptarëve si kryeministri i cili e çoi vendin drejt një krize të thellë ekonomike, duke bërë që jetesa në vend të bëhet gjithnjë e më e vështirë, duke u thelluar hendeku midis të varfërve dhe të pasurve.

Si kryerilindas, Edi Rama urrehet nga populli shqiptar edhe për skandalet e panumërta të qeverisë së tij, e cila është akuzuar për qindra tendera e koncesione të dyshimta, saqë nuk po lënë pëllëmbë pa dhënë me PPP. Dhe, ajo që vret më shumë është se gjithë këto "pazare" janë kryer me paratë e taksapaguesve shqiptarë, të cilët më shumë se sa të varfër ,ndihen të vjedhur.

Ndërkohë, sa i përket numrit dy të Rilindjes, Erion Veliaj, të cilin qytetarët e Tiranës e njohin më mirë se kushdo tjetër, që nga mënyra si erdhi në krye të Bashkisë së kryeqytetit, me premtimet e pambajtura, dhe deri tek skandalet e pafundme financiare, duke favorizuar kompani në pronësi të miqve të tij oligarkë.

Këto dy figura kyçe në Partinë Socialiste gjatë viteve të fundit, janë shndërruar në dy ndër politikanët më të urryer nga populli shqiptar, pasi përveçse mjeshtra të propagandës, ata janë të gatshëm që të aktrojnë paturpësisht me hallet e shqiptarëve, të cilët nuk kanë hezituar t'i tallin gjatë daljeve të tyre publike.

JOQ Albania zhvilloi një sondazh në rrjetet sociale ku pyetja ishte pikërisht kjo, cili prej këtyre dy politikanëve urrejnë më shumë.

Në sondazhin e publikuar në faqen tonë në "Faceboook", ku kanë marrë pjesë më shumë se 17 mijë persona, personazhi më i urryer për shumicën e qytetarëve, me 63% të votave ishte Erion Veliaj.

Ndërsa në sondazhin e publikuar në faqen tonë në "Instagram', pjesëmarrësit ishin disi më të dyzuar, por sërish edhe në këtë rrjet social 55% e tyre kanë zgjedhur Veliajn si personazhin më të urryer të tyre.

Dhe në rezultatin përfundimtar, duke i marrë së bashku të dy sondazhet, rreth 59% e pjesëmarrësve zgjodhën si personazhin më të urryer Erion Veliajn, ndërsa 41% e tyre Edi Ramën.

Ndoshta kur Edi Rama thotë "S'keni parë gjë akoma", mos vallë e ka fjalën për "pasardhësin" e tij Erion Veliaj, i cili është kandidati më prepotent për të marrë marrë në dorë timonin e "Rilindjes"? Kjo mbetet për t'u parë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit